‘Deklaratë’ (Albanian)

PERSONlogowith text

 

Untitled

 

Komisioni Evropian në vitin 2012 ka angazhuar organizatat partnere në kuadër të projektit PERSON, për të rritur kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në shtete të Ballkanit dhe Turqisë për të ndërmarrë reforma në kapacitetin ligjor të personave me aftësi të kufizuara psiko-sociale dhe intelektuale.

Kapaciteti ligjor do të thotë që personi është i njohur para ligjit me të drejta të barabarta në krahasim me të tjerët, dhe ka të drejtë të kërkojë realizimin e barazisë – përkatësisht kanë të drejtë të marrin dhe të zbatojnë vendime.

Barazia para ligjit për personat me aftësi të kufizuara është një çështje gjithëpërfshirëse që në thelb është shkelje e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar,përmes ligjit, politikës dhe praktikës. Shkeljet e ligjit përfshijnë kufizimet në votim, vendim-marrjen financiare, të drejtat për liri, arsimim dhe të drejtave të tjera themelore. Këto kufizime janë të bazuara në pikëpamjet e vjetërsuara dhe diskriminuese të personave me aftësi të kufizuara.

Duke pasur parasysh që vetëm në Evropë, ka 80 milionë njerëz me aftësi të kufizuara, ne ju ftojmë që të nënshkruani deklaratën e mëposhtëm dhe të jeni pjesë e ndryshimit.

 Deklaratë

Unë besoj se e drejta për të vepruar për njerëzit me aftësi të kufizuara është një çështje e të drejtave të njeriut.

Unë besoj se njerëzit me aftësi të kufizuara duhet të gëzojnë të drejtën për të vendosur për jetën e tyre mbi baza të barabarta me të tjerët.

Unë besoj kufizimin e zotësisë juridike të personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet kujdestarisë dhe forma të tjera të zëvendësuar të vendimmarrjes është shkelje e të drejtave të njeriut.

Unë besoj se kujdestaria dhe forma të tjera të zëvendësuar të vendimmarrjes nuk janë një mënyrë e mirë për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara dhe se alternativat e vendimmarrjes të mbështetura mund të mbrojë të drejtat të personave me aftësi të kufizuara.

Unë e di se ka alternativa për të zëvendësuar vendimmarrje. Unë besoj se njerëzit me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe profesionistët, duke përfshirë mjekët, infermierët, punëtorët social, dhe të tjerët duhet të marrin mbështetje të mjaftueshme,të burimeve dhe trajnime për të mbështetur këto alternativa.

Unë besoj se të gjitha qeveritë duhet të marrin përgjegjësi për adresimin e drejtës për të vepruar, dhe për të raportuar mbi ecurinë e kësaj të drejte thelbësore të njeriut.

Unë besoj që secili prej nesh ka një rol në ndryshime.

________________________

Përshkrimi projektit

Projekti PERSON bazohet mbi respektimin për autonominë, dinjitet, vetë-përcaktim dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Nga kjo pikëpamje, Organizatat partnere po zhvillon keto parime në listë konkrete dhe koncize që do të përdoret për të udhëzuar rekomandimet për reformë të ligjeve për zotësinë për të vepruar në të gjitha vendet partnere. Ato do të ndërtohen mbi normat e të drejtave të njeriut dhe do të përshtaten në kontekstin vendor përkatës të vendeve partnere (p.sh. korniza ligjore dhe mundësitë për reformë).

Në mënyrë që të sigurohet përhapja efektive e parimeve, parimet do të jenë në dispozicion në gjuhën angleze si dhe në gjuhët e vendeve partnere. Ato po ashtu do të kenë për qëllim të shërbejnë si mjet për projektet për reformë në të ardhmen në Bashkimin Evropian, por edhe në botë.

Parimet PERSON do të përcaktojnë pikat kyçe që janë esenciale për reformën e ligjit për zotësinë për të vepruar që është konform me normat aktuale të të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë ato të përcaktuara në Nenin 12 të CRPD-së (Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara).

Centre for Disability Law and Policy (Qendra për Ligje dhe Politika të Aftësisë së Kufizuar, CDLP) në NUI Galway në Irlandë është ne partneritet me këto orgnizatat për implementimin e projektit PERSON dhe për partnerë ka: Iniciativa për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar Mendore – (MDRI-S) në Serbi, Asociacioni për Afirmim Social të Personave me Aftësi të Kufizuara Psiko-Sociale (SHINE) në Kroaci, SUMERO në Bosne dhe Hercegovinë, Instituti për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë (ISDY) në Kosovë dhe Iniciativa për të Drejtat e Njeriut në Shëndet Mendor (RUSIHAK) në Turqi, ADRF-AHC nga Shqipëria.

 

flag_yellow_100

This document has been produced with the financial assistance of the European Union. The contents of this document are the sole responsibility of PERSON (Partnership to Ensure Reforms of Supports in Other Nations) and can under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.

 


Sign the Declaration

* indicates required